1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

PDFStampaE-mail

Tani themi mjaft

Kopertina e të përdishmes “Il Tirreno”, edicioni i Pistoia-Montecatinit, i datës 8 shkurt 2013 ka shkaktuar pështjellim dhe hidhërim në komunitetin shqiptar në Itali. Titulli me germa kubitale ‘Turistit shqiptar i pëlqen vjedhja’, në vetvete shumë domethënës e ndoshta për ndonjë edhe simpatik, është perceptuar si ofendues dhe racist nga shumë lexues. Por jo nga të gjithë: jo nga ata që, tashmë të mësuar nga presioni i lartë, u dorëzohen fakteve dhe thellë thellë mendojnë se në një farë mënyre e meritojmë.

Tani themi mjaft!

Kemi mësuar që për të kundërshtuar një artikull “racist” nuk mjafton një artikull “buonist” rrëfen bëmat e shqiptarit të mirë e të integruar, që ngre ndërmarrjen e tij të ndërtimit e ha picë. “Përgënjeshtrimi është një lajm i dhënë dy herë” shkruan Umberto Eco, e ka plotësisht të drejtë. Të përgjigjesh, siç kemi bërë shpesh, duke shkruar se nuk është e vërtetë që turistit i pëlqen vjedhja por Cappella Sistina apo statuja e Davidit, nuk mjafton.

Kështu, këtë radhë vendosëm t’i nisim një raport formal Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës (dhe për njoftim edhe Urdhrit kombëtar të Gazetarëve, Ambasadës së Shqipërisë në Romë, Zyrës kundër diskriminimeve raciale UNAR, Shoqatës kombëtare të shtypit ndërkulturor ANSI, Shoqatës së studimeve juridike të imigracionit ASGI) duke sinjalizuar titullin në fjalë e duke kërkuar që Urdhri të vihet në lëvizje për të shqyrtuar këtë situatë. Është kjo që u kërkojmë të bëjnë edhe lexuesit tanë të shumtë, qytetarë të thjeshtë apo shoqata, që ndihet të ofenduar nga ky apo të tjerë tituj të ngjashëm.

Nuk pretendojmë se kemi kuptuar dallimin mes opinionit dhe nxitjes së urrejtjes raciste, thjesht paraqesim një ankimim në Prokurorinë e Pistoias dhe mbetemi në pritje të mendimit të drejtësisë nëse ka apo jo vepër penale.

Jemi të lodhur me ata që thonë apo lënë të kuptohet që jemi të gjithë keqbërës, përdhunues, vrasës, mashtrues, hajdutë, injorantë, të pamëshirshëm, trafikantë, të pandershëm e së fundi, që nuk e kemi në gene  respektimin e ligjit.

Tani themi mjaft!

Darien Levani

Scarica: L’esposto all’Ordine dei Giornalisti di Toscana