1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

PDFStampaE-mail

Kordinimi ConIssi : Mbeshtetje kandidatures se Isit

Të dashur miq/mikesha,

Siç mund të keni marrë vesh nga mediat, të martën në darkë, Këshilli Kombëtar i PD-së italiane miratoi listat e kandidatëve të saj për Dhomën e Deputetëve dhe Senatin. Kandidatura e Isit që së bashku mbështetëm publikisht nuk u përfshi në 10%-shin e kandidatëve që propozohen direkt nga Sekretari dhe Këshilli Kombëtar.

Sidoqoftë në listat e kandidatëve për Dhomën e Deputetëve, e me shumë mundësi do të zgjidhen, ka dy kolegë të Isit me origjinë joitaliane që prej vitesh janë të angazhuar brenda PD-së me politikat e imigrimit dhe të drejtat e shtetësisë: Cecile Kyenge Kashetu e Khalid Chaouki. Ishim të bindur që PD-ja do të kandidatonte në 10%-shin “e sigurtë”, më shumë se dy kandidatë me origjinë te huaj, prandaj edhe angazhimi ynë publik, duke pasur parasysh paraskenat politike, ishte jetësor.

Janë të shumtë qytetarët, politikanët dhe zyrtarët që kanë vlerësuar aksionin tonë si shprehje të një kulture pjesëmarrjeje dhe angazhimi të hapur në sferën publike, një risi për ndërgjegjësimin dhe mobilitizimin e komuniteteve te huaja që shpesh përfshihen në rrjedhën e përditshme pa patur mundësinë ta ndryshojnë atë. Si letra që i dërguam Bersanit, ashtu edhe botimi i saj në shtyp e si peticion në sitin www.change.org (http://chn.ge/Uxa1Cc) ngjallën debat si brenda grupit drejtues të Pd-së, si brenda komunitetit tonë e komuniteteve të tjera. Pavarësisht përfundimit, kjo ngelet një përvojë e vyer që nuk duhet humbur por duhet zhvilluar e përmirësuar në të ardhmen.

Gjithashtu Issi, me mirënjohjen më të madhe për përkrahjen nga shoqatat e komuniteti ynë, dje shkroi një letër falenderimesh që është botuar në gazetat shqiptare online www.albanianews.it  (http://bit.ly/13iYp93) dhe www.shqiptariitalise.com (http://bit.ly/VV2BGN) e mund ta lexoni në lidhjet që gjeni pak më sipër.

 

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen, përfshirjen, pjesëmarrjen dhe angazhimin në këtë përvojë të pashoqe, urojmë që të jetë fillimi i një bashkëpunimi të ndërsjelltë e të shumëanshëm.

Me respekt,

Koordinimi ConIssi