1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

PDFStampaE-mail

TË MBROJMË PAFAJSINË

TË MBROJMË PAFAJSINË

 Nëse Aishja do të dëgjohej kur ishte 13 vjeç ndoshta ajo mund edhe të shpëtonte, por në Shqipëri mungojnë strukturat e dëgjimit, këshillimit, mbështetjes  kallximit e mbi të gjitha burrat shqiptarë që nuk dinë të shohin me gruan si të bukur, si nënë, si motër, si bijë... Kështu hap mbrëmjen Buirma Malo, studentja shqiptare në Parma, me nje shqipe të bukur e me një zë të brishtë por edhe me një tezë diplomimi në Liceun klasik “Romagnosi” mbi shkrimtarin melankonik por edhe shumë aktual Migjeni.

 Fenomene të tilla duhet të parandalohen sepse kurimi ështe i pamundur, e kjo mund të arrihet me rritjen e përgjegjësisë prindërore në fillim, nëpërmjet rrëfimit e dëgjimit, me inisiativa konkrete për të ndërgjegjësuar shoqërinë. Një ndër falimentimet e mëdha të Shqipërise së sotme është edhe shoqëria shqiptare e cila në rrugën e saj të integrimit nuk ruajti vlerat që kishte dhe ta pasuronte  më shumë atë, por e zhveshi duke u paraqitur  shpeshherë me petkun e degjenerimit dhe  të papërgjegjshmërise duke humbur traditat e bukura të familjes shqiptare.  Jo gjithmonë për këtë, faji qëndron tek shteti  edhe pse kryesorja kjo, por edhe në vetë shoqërinë individin shqiptar, shoqatat e krijuara në mbeshtetje të gruas, të të miturve të rinjve që shpesh i gjejmë edhe në numër te madh por te mbetura më shume në emer e letër e larg realitetit të vërtetë. Ky nuk është qendrim politik vazhdon më tej Elvira Lashi Lika, organizuese e këtij tubimi për shoqatën "Scanderbeg" e "Rjetin FARE" të Emilia Romagna, por një thirrje për të gjithë shoqërinë shqiptare që duket  të jetë buzë gremines e që uroj të mos ketë fatin e Aishes së re, që nuk pati zë, që askush nuk e kuptoi, askush nuk e vajtoi, vetë shoqeria e dënoi në emër të "nderit".

 Kur dëgjova lajmin pranë kisha time bijë edhe ajo 13 vjeçe, më dukej kaq e brishtë, kaq e vogël e menjëherë e rrëmbeva në krahë rrëfen e perlotur Loreta Shahini  antare dhe bashkëpuntore e shoqatës .

 "Mali hesht - dhe në heshtje qesh.

E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.Po unë, kur?

heu! kur kam për t'u qesh?

Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?"

 

Lexon bukur e në dialektin e saj shkodran zonja Prekaj.

Do të arrija edhe deri në Shqipëri për një thirrje të tillë, shprehet Zybere Rustemi që gjatë mbrëmjes u bën thirrje direkt vajzave më të reja pjesmarrëse, mos kini frikë flisni me prindërit e tuaj, e gjeni një rrugëzgjidhje, do të jete gjithmone dikush që do të mund t’ju ndihmojë por mos heshtni!

 Flakët e qirinjve dobësohen dhe mbrëmja u mbyll me një shtrërngim duarsh mes nënave, grave, vajzave shqiptare në Parma e me shpresën që ato flakë të rindizen në grupime, shoqata e gra në të gjithe botën për të ndriçuar shpirtin e për ti dhëne shpresë të gjithë atyre grave  që vuajnë nën dhunë e nje zë nuk kanë.Urojmë që inisiativa të tilla të vazhdojnë e të shërbejnë sadopak  për të nxitur ndjeshmërinë, kurajon dhe mbështetjen për gruan.Urojmë që aktivitete të tilla të marrin rrugë krahas gjithë organizimeve  festive që Scanderbeg  tashme gjate 7 viteve kryen.

 

te-mbrojme-gruan-parma 

 

18 tetor 2012

Parma, Itali

Shoqata shqiptare "Scanderbeg"